Në këtë sezon veror, këngëtarja e njohur Violetë Kukaj po tregohet mjaft aktive.
Violetës dhe vajzës së saj Njomzës që debutoi rreth një viti më parë po iu besohet atmosfera nga familjet kosovare në ditet e tyre më të veçanta.
Në disa video nga një dasmë, këngëtarja shihet me një grumbull bakshishesh që nuk i lëshon nga dora.
Kujtojmë se Violeta dhe Njomza sollën së fundmi projektin “Çikë nga diaspora” i cili u prit shumë mirë.
Pavarësisht turbullirave në jetën private, me akuzat tashmë publike për tjetërsim të pasurisë për të cilat do të japë përgjigje gjykata, duket se këngëtarja e njohur po vazhdon e papenguar aspektin profesional me shumë sukses