Vjedhjet në Drenicë dhe në fshatra të këtij rajoni janë bërë të shpeshta, ku për çdo ditë Policia njofton për raste të ndryshme që qytetarët apo bizneset i raportojnë, shkruan portali rajoni.org.
E një rast i vjedhjes ka ndodhur dje rreth orës 09:11 në fshatin Çikatovë e vjetër të Komunës së Drenasit.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, hajnat kanë vizituar familjen Morina në fshatin Çikatovë e Vjetër dhe nga aty kanë vjedhur një traktor.
Hetuesit policor kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë”.