Friday, December 19, 2025

Vjedhje e rëndë në Shtuticë të Drenasit, hajnat marrin pistoletën me leje

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtuticë të Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmë, rreth orës 20:30, ankuesi – një mashkull kosovar – ka informuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Nga brendësia e shtëpisë, të dyshuarit kanë vjedhur një pistoletë me leje. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer