Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Skenderaj, ku është thyer objekti i Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Klinë e Epërme.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është vërejtur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:15, kur një zyrtar komunal ka gjetur të dëmtuar derën e hyrjes së objektit.
Pas kontrollit, është konstatuar se nga zyra ishin vjedhur rreth 81 euro para të gatshme.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Për momentin, nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e Rëndë” dhe është në fazën e hetimeve.