E premte, 5 Korrik, 2024

Vjen “divorci” mes londinezëve dhe “fantazistit” francez, Ndombele rikthehet në Ligue 1

Pas siguruan dy lojtarë për sezonin e ardhshëm, fillimisht “yllin” gjerman, të sulmit, Timo Ëerner dhe më pas talentin anglez të mesfushës, Archi Gray, Tottenham i Ange Postecoglou ka filluar me “spastrimin” e ekipit, ku i pari në listën e të larguar ishte “fantazisti” francez i mesfushës, Tanguy Ndombele, i cili u transferua me shumë bujë në verën e viti 2019, nga francezët e Lyon, mirëpo nuk arriti kurrë të bëhej një protagonist në Premier Leauge.

Kështu, lojtari dhe klubi kanë vendosur të lënë kontratën të skadojë, kontratë e cila u mbyll përfundimisht më 1 korrik dhe 27-vjeçari i mesfushës nuk ka vonuar aspak për të gjetur ekipin e tij të ri, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, Ndombele prite të firmosë ditët në vazhdim me skuadrën e Nice, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Europa Leauge.

“Ylli” francez pritet të zbarkojë te skuadra e Ligue 1, në ditët në vijim, për të firmosur kontratën si lojtari i tyre më i ri, duke u bërë kështu afrimi i radhës, pas teknikut të ri Francki Haise, teksa në formacionin e këtij të fundit Ndombele pritet të zërë vendin e talentit, Khephren Thuram, i cili do të zyrtarizohet ditët në vijim, te Juventus.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer