E enjte, 24 Tetor, 2024

Vjen reagimi nga KESCO: Rritja e faturave është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike

Pas shumë ankeave nga qyetarët, KESCO ka dalur me një reagim publik lidhur me fatyrat e larta të energjisë elektrike këtë muaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimi të tyre, rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike.

“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore”, thuhet tutje në njoftim.

Komunikata e plotë:

KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore. Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023.

Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer