Vjosa Osmani sot ia ka dorëzuar Albulena Haxhiut detyrën e presidentes së Kosovës.
Kësisoj ka marrë fund edhe mandati i saj pesëvjeçar si e para e shtetit.
Pas përfundimit të ceremonisë së dorëzimit-pranimit, bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshëndetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës, me të cilët ka punuar.
Stafi e ka përcjellë atë deri tek vetura me të cilën u largua. Në pamjet e publikuara në mediat shihet se, përveç stafit, edhe Osmani kishte sytë e përlotur në momentin e përshëndetjes.
Ajo ka vazhduar rrugën me veturën që Ibrahim Rugova kishte shfrytëzuar gjatë kohës sa ka qenë president i vendit.