Familja Jetishi nga Ferizaj po kërkon ndihmën e qytetarëve për djalin e saj të sëmurë, shkruan rajoni.org.
Sipas familjes, Bledoni duhet t’i nënshtrohet operacioneve komplekse në Turqi, pasi këto lloj ndërhyrjesh nuk kryhen në Kosovë. Mushkëria e tij e djathtë është dëmtuar rëndë dhe duhet të hiqet plotësisht, ndërsa nevojiten edhe operacione shtesë në bark dhe në fyt.
Kostoja totale e këtyre operimeve arrin në 31.000 euro, një shumë e papërballueshme për familjen Jetishi, të cilët po kërkojnë ndihmën e qytetarëve, bizneseve dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë për shpëtimin e jetës së djalit të tyre.
Familja u bën thirrje të gjithë njerëzve me zemër të mirë që të ndihmojnë sipas mundësive, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është shpresë për Bledonin.
Të dhënat për ndihmë financiare:
• Përfituesi: Edon Jetishi (babai i Bledonit)
• Banka: NLB Banka
• IBAN: XK05 1703018600303305
• Adresa: Rr. Arsim Rexhepi, Ferizaj, Republika e Kosovës
