Vogëlushja Fjona Tahiri nga Radisheva e Skenderajt, ka nevojë për ndihmën tonë që të shërohet nga leukemia akute, shkruan portali rajoni.org.
Fjonës i nevojitet trajtim në Turqi e për këtë familja kërkon ndihmë për shërimin e vajzës.
Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka ndihmuar me një shumë prej 11 mijë eurosh për të mbuluar shpenzimet e shërimit. Megjithatë, kostoja totale për shërimin e plotë arrin në 22,400€, që do të thotë se edhe 11,400€ mbeten ende për t’u mbledhur.
Familja bën apel tek të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, të dhurojnë për Fjonen.
Të gjithë vullnetmirët dhe ata që kanë mundësi ta ndihmojnë mund ta bëjnë duke kontaktuar babain e Fjonës: 045 425 137 dhe numrin e xhirollogarisë së familjes Tahiri: TEB XK052022000206696887.