Mbrojtësi kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda gjatë kësaj verë mund të bëhet me klub të ri.
Turqia raportohet se mund të jetë destinacioni i radhës për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës.
Vojvoda sipas medieve italiane, kërkohet nga gjiganti turk, Fenerbahçe.
Madje, siç raportohet, tashmë krerët e skuadrës turke kanë kontaktuar Torinon për të shikuar mundësinë e transferimit të Vojvodës në Stamboll.
Në ditët vijuese Torino do t’i jep përgjigjen Fenerbahçe-s për mbrojtësin kosovar.