Një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran, komuna e Drenasit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë qendrës së votimit në Komoran.
Sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Ende nuk është bërë e ditur identiteti i personave të përfshirë në përleshje, as përkatësia e tyre politike.