Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Skenderaj.
Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku I.I, 42 vjecar, vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një lokali në Skenderaj.
Tutje u bë e ditur se është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.