E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Vrasje në tentative në Klinë, pas tre javësh vet dorezohet në polici i dyshuari

Të shtëna armësh janë dëgjuar me 17 tetor rreth orës 01:22 në qytetin e Klinës, raporton portali rajoni.org.

Ky rast nga policia ishte iniciuar si – vrasje e mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Lidhur me rastin, policia në raportin 24-orësh njofton së dje me datën 05.11.2024 është vetë dorëzuar i dyshuari nga Ranoci i Klinës dhe i njëjti ka dorëzuar edhe pistoletën që dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer