E premte, 15 Nëntor, 2024

Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar për vrasje në tentativë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Skenderaj.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të ndodhur në fshatin Rezallë me një shufër metali ka sulmuar viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.

Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 67 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E . Aliu, 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer