E enjte, 14 Nëntor, 2024

Vrau të dashurën argjentinase në Fushë Kosovë, dy muaj të tjerë paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj personit që dyshohet se vrau në Kosovë të dashurën e tij, shtetase argjentinase.

E.N sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj shtesë.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, tha Mirlinda Gashi zëdhënëse e Gjykatës.

Shtetasja argjentianse, Maria Clara Udangaray, ka vdekur në Fushë Kosovë më 2 gusht. Autoritetet kishin arritur ta arrestonin E.N me shtetësi zvicerane si të dyshuar për rastin.

Ndërkohë që kufoma e argjentinases ende gjendet në Kosovë dhe s’është dërguar ende tek familja në Argjentinë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer