Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar edhe sot me pretendimet e tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës qëndruan mbi ajër për t’i zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe.
Sipas “Kosovo-Online”, ai ka folur sërish për këtë, duke thënë se “i shikuan si pëllëmbën e dorës”.
Siç citohet të ketë thënë ai tutje, “po të ishte ndonjë kohë tjetër, nuk do të qëndronin gjatë në ajër”.
“I kemi shikuar si pëllëmbën e dorës dhe po të ishte ndonjë kohë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, pasi është hapësira ajrore nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën e KFOR-it, ata po bëjnë punën e tyre, ne po bëjmë tonën.” – citohet se ka thënë ai.
Ndryshe, presidenti serb foli edhe dje për këtë:
“Vuçiqi ka treguar gjithashtu se “bajraktarët” shqiptarë janë vërejtur duke u ngritur nga drejtimi i Gjakovës më 5 dhe 20 qershor në lartësinë 5800 metra me qëllim të zbulimit të pozicionit të ushtrisë serbe.” – thuhej në raportimet e mediave serbe.