Saturday, June 21, 2025

“Vushtrria ka nevojë për ty si kryetar”, Xhafer Tahiri merr përkrahje publike nga ish-prokurorja e Zyrihut

Dje, portali Rajoni.org raportoi ekskluzivisht se Xhafer Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kandidatura u konfirmua edhe nga vetë Tahiri, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zyrtarizoi garën e tij për rikthim në krye të komunës.

Menjëherë pas publikimit të kandidaturës, ai mori mbështetje publike nga personalitete të ndryshme, ndër to edhe nga ish-Prokurorja Publike e kantonit të Zyrihut në Zvicër, Helen Wormser. Në komentin e saj në postimin e Tahirit, ajo shkroi:Fat të mbarë! Vushtrria ka nevojë për ty si Kryetar!).

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer