Dje rreth orës 18:00 në Vushtrri është arrestuar një person i cili dyshohet së në gjendje të dehur e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij, shkruan rajoni.org.
I njëjti dyshohet se ndaj saj ushtron dhunë psikike edhe kur nuk është nën ndikim të alkoolit.
Mësohet së viktima së bashku me dy fëmijë është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.