E hënë, 18 Nëntor, 2024

Xavi miraton transferimin e Felix te Barcelona

Në ditët e fundit të merkatos së verës, sulmuesi Joao Felix mund të kalojë nga Atletico te Barcelona. Sipas Jijantes FC, timonieri i ekipit katalanas, Xavi, ka aprovuar nënshkrimin e portugezit 23-vjeçar. Sipas burimit, portugezi do të shkojë në huazim pa të drejtë blerjeje.

Kontrata aktuale e Joao Felix me Atleticon është deri në fund të qershorit 2027. Portali transfermarkt e vlerëson lojtarin portugez 50 milionë euro. Felix më parë foli për dëshirën për të luajtur për Barcelonën, pas së cilës u përball me reagime nga tifozët e Atleticos.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer