Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Kimete Mehana kanë zhvilluar takimin e radhës me qytetarët vushtrrias.
Tahiri tha se qytetarëve u treguan se në qendër të programit të LDK-së është familja dhe se nga 12 tetori buxheti i Komunës do të jetë në shërbim të secilës familje në Vushtrri duke e ndihmuar familjen për të përballuar koston e jetës.