Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar rrugën “Lidhja e Lezhës” në qytet.
Tahiri ka theksuar edhe zotimet e partisë së tij për atë lagje në 4 vitet e ardhshme:
Rregullimi i rrugës;
Rregullimi i kanalizimit;
Rregullimi i ujërave atmosferike;
Rregullimi i pusetave;
Vazhdimi i trotuarit;
Vendosja e ndriçimit publik;
Rregullimi i Lumit Tërstena me kaskada që të ketë rrjedhë normale gjatë gjithë vitit;