Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka prezantuar kandidaturën e Ajet Avdullahut për anëtar të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, shkruan rajoni.org.
Avdullahu, i cili është baçelor i Shkencave Politike dhe magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka përvojë të gjatë institucionale.
Ai është edhe dhenderr i Ali Jonuzit, që aktualisht është asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe ish themelues i UÇK’së.
Postimi:
Ajet Avdullahu po kandidon për Kuvendin e Komunes së Vushtrrisë.
Ajeti është baçelor i Shkencave Politike dhe magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pas studimeve në Austri, nga viti 2017 ka qenë i angazhuar në institucione të rëndësishme të vendit – fillimisht në Kuvendin e Kosovës, më pas në Qeverinë e Kosovës si shef kabineti dhe këshilltar politik, pjesë e organizatave qeveritare dhe joqeveritare.
Besimi ynë tek Ajeti është i plotë. Me përvojën dhe integritetin që e karakterizojnë, Ajeti do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në Asamblenë Komunale dhe do të japë kontribut të çmuar në zhvillimin e Vushtrrisë.
Ajeti është energjia e re që i duhet Vushtrrisë.