Sunday, July 6, 2025

Xhafer Tahiri prezanton Donjeta Xhakolin si prurjen e re në LDK-në e Vushtrrisë

Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka prezantuar sot një prurje të re në radhët e partisë për zgjedhjet lokale të tetorit. Bëhet fjalë për Donjeta Xhakolin, inxhiniere me përvojë në administratë dhe e rritur në një familje me traditë rugoviste.

Tahiri ka theksuar se Donjeta do të jetë pjesë e listës për asamblenë komunale, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar për LDK-në dhe për Vushtrrinë. “Donjeta me përvojën e saj në administratë, është vlerë e shtuar në listën e LDK për asamble komunale. Faleminderit Donjeta! Na priftë e mbara,” shkroi ai.

Kjo është një tjetër prurje që LDK-ja po prezanton në prag të zgjedhjeve, me synimin për të fuqizuar ekipin me figura të reja dhe profesioniste

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer