Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit që e rrqhu shoqen e tij deri ia humbi vetëdijen. Ai tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe sipas burimeve nga Prokuroria bëhet fjalë për Gëzim Bashotën, 40-vjeçar.
Cilat janë detajet e rastit?
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vajza është pranuar në këtë qendër me lëndime të rënda dhe në gjendje jo të mirë, si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga i dyshuari G.B., 40-vjeçar. Ky i fundit po dyshohet se fillimisht e kishte nxjerrë nga vetura, e më pas e ka grushtuar e shqelmuar derisa viktima është alivanosur.
Ky rast i tmerrshëm ka ndodhur pas orës 04:00 të mëngjesit, derisa dy palët ndodheshin në të njëjtën veturë dhe patën një zënkë mes tyre, që eskaloi në dhunë brutale. Siç mëson Sinjali, pasi i dyshuari e kishte rrahur keq 27-vjeçaren, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por përkundër tentativave, nuk arriti t’iu shpëtojë prangave të Policisë.
Viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, kurse Policia iu vu në ndjekje të dyshuarit, të cilin e kapi pas një periudhe të shkurtër, me ç’rast u kuptua se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit. Burimet thonë se ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor.
*foto ilustrim*