E premte, 15 Nëntor, 2024

Zbulohet identiteti i taksistit që dyshohet se dhunoi të miturën

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur në lagjen Çamëria në Kamenicë, ku një person që ushtron veprimtarinë e taksistit, dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur e cila ishte pasagjere. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ka përfunduar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Hysen Berisha.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, kur viktima kishte marrë taksinë që e drejtonte i riu për t’u kthyer në shtëpinë e saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, Berisha fillimisht i ka dhënë komplimente për dukjen e më pas ka devijuar rrugën duke e dërguar  në një vend në dalje të qytetit.

E aty dyshohet të ketë filluar tmerri për vajzën e mitur, pasi 23-vjeçari dyshohet se ka puthur me forcë në buzë viktimën e më pas ka vazhduar në pjesë intime të trupit.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer