Këngëtari Klajdi Haruni dje ka publikuar një video me partneren, duke konfirmuar lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Mirëpo, edhe pse këngëtari nuk e tregoi, është zbuluar identiteti i partneres dhe gjinia e bebes.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Orgesa. Partnerja e zemrës së këngëtarit romantik Klajdi Haruni është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”.

Çifti do të bëhen prindër të një vajze.
Të kontaktuar nga revista “Who” çifti janë shprehur:
“Jemi shumë të lumtur. Ndihemi të bekuar që në jetën tonë do të vijë një vajzë. Ende nuk kemi nisur me detajet, po i shijojmë të gjitha hap pas hapi. Tani rëndësi ka shëndeti i dy vajzave dhe të shijojmë këtë periudhë kaq të bukur”.

