E hënë, 23 Shtator, 2024

Zbulohet shifra marramendëse që po e fiton Margot Robbie nga filmi Barbie

Filmi Barbie ka qenë kryefjalë e verës duke arkëtuar miliona dollarë. Triumfi i Barbie ende vijon, pasi arriti të grumbullojë në një muaj 526.3 milionë dollarë vetëm në kontinentin amerikan dhe 657.6 milionë në pjesën tjetër të botës. Të ardhurat totale, arrijnë në gati 1.2 miliardë dollarë.

Mirëpo sa para ka fituar aktorja kryesore Margot Robbie? Sipas një burimi, ylli dhe producentja e filmit do të arkëtojë rreth 50 milionë dollarë. Në këtë shumë përfshihet edhe bonusi nga biletat.

Vlen të përmendet se Margot Robbie e bëri filmin përmes kompanisë së saj të prodhimit, LuckyChap Entertainment , të cilën e krijoi në vitin 2014 me Tom Ackerley, bashkëshortin dhe miqtë e saj Josey McNamara dhe Sophia Kerr. LuckyChap Entertainment u krijua për të sjellë historitë e grave, të treguara nga vetë gratë, në ekranin e madh.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer