E hënë, 23 Shtator, 2024

Zelensky me fjalë të mëdha para vizitës në SHBA: Do t’ua prezantoj planin e fitores

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’ia prezantojë atë të cilën e quajti “planin e fitores” presidentit amerikan Joe Biden gjatë një vizite në SHBA këtë javë.

Pas takimit me Biden, Zelensky tha se planin kishte ndërmend t’ia paraqiste Kongresit dhe dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale amerikane – zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Vizita e presidentit ukrainas në SHBA vjen në kohën kur Shtëpia e Bardhë po përgatit një pako të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën.

“Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte”, tha Zelensky në një postim në platformën ‘X’ (ish-Twitter) së bashku me video adresimin, të cilën e realizoi nga aeroplani i tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer