Wednesday, September 10, 2025

Zenun Elezaj i AAK-së gënjeu qytetarët e Klinës për 24 premtimet që as nuk i nisi

Njëzet e katër projekte, të cilat kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kishte premtuar se do t’i realizonte gjatë mandatit të tij katërvjeçar, nuk janë përmbushur. Këto premtime janë lënë plotësisht pas dore nga Elezaj, pasi nuk është ndërmarrë asnjë përpjekje për realizimin e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Në vitin 2021, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, Zenun Elezaj nga Aleanca për AAK, u rikandidua për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Klinës me një program qeverisës që përmbante 63 premtime konkrete.

Me tone të sigurta, ai premtoi një epokë të re zhvillimi për qytetin, nga arsimi e bujqësia, te infrastruktura dhe diaspora. Sot, pas përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar, realiteti është shumë larg fjalëve të dhëna para qytetarëve.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, vetëm 24 nga 63 premtimet janë përmbushur plotësisht, 7 janë gjysmë të përmbushura, 8 janë në fazën fillestare, ndërsa 24 premtime të tjera nuk kanë filluar fare – duke ngritur pikëpyetje të mëdha për përkushtimin dhe përgjegjësinë e kryetarit ndaj qytetarëve të tij.

Këtu janë 24 premtimet që nuk janë realizuar fare gjatë mandatit të Zenun Elezajt:

Në arsim:

  1. Krijimi i ditarit elektronik për shkolla
  2. Krijimi i platformave për menaxhimin e planprogrameve
  3. Ndërtimi i shkollës së re në Zllakuqan
  4. Ndërtimi i aneksit në shkollën “Motrat Qiriazi”

Në bujqësi:

  1. Emërimi i drejtorit të Bujqësisë nga fusha përkatëse
  2. Subvencionimi i fermerëve prodhues të qumështit (2–4 cent për litër)

Në ekonomi e industri:

  1. Krijimi i zonës ekonomike në Klinë
  2. Promovimi i burimeve natyrore dhe minerale
  3. Nxitja e investimeve të jashtme për minierën e Boksitit

Në turizëm dhe rekreacion:

  1. Ndërtimi i shtigjeve të ecjes në Pogragjë
  2. Rregullimi i shtigjeve te “Ujëvarat e Mirushës”
  3. Ndërtimi i një amfiteatri të hapur në parkun “Ilir Merturi”

Në shëndetësi:

  1. Ndërtimi i emergjencës së qytetit pranë QKMF-së
  2. Ndërtimi i QMF-së në lagjen Dukagjini

Në infrastrukturë dhe mjedis:

  1. Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza
  2. Rregullimi i infrastrukturës rrugore për zonën arkeologjike në Dresnik
  3. Krijimi i hapësirave të reja për parkingje
  4. Rregullimi i parkut në Tikvesh me platforma për vëzhgim të Klinës

Në diasporë:

  1. Hartimi i platformave për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik
  2. Programe për bashkëpunim me diasporën në fusha shoqërore dhe kulturore

Në siguri:

  1. Krijimi i sistemit të alarmimit për siguri publike

Në sport:

  1. Kompletimi i stadiumit “18 Qershori” me tribuna
  2. Ndërtimi i një fushe të re të madhe futbolli për shkolla dhe komunitet
  3. Konkursi ndërkombëtar për rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë” për sporte ujore

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer