Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit lidhur me realizimin e premtimeve nga kryetarët e komunave të dhëna gjatë fushatës zgjedhore 2021. Periudha e monitorimit përfshin nga dita e marrjës së mandatit deri me 19 shtator 2024, shkruan portali rajoni.org.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elesaj nga 63 premtimet që ka dhënë në zgjedhjet lokale të 2021 i ka realizuar 23 premtime, ndërsa 7 janë gjysmë të përfunduara, 14 të filluara dhe 19 premtime nuk kanë filluar.
Deri tashti elezaj nuk i ka filluar këto 19 premtime:
1. Krijimi i ditarit elektronik për shkolla
2. Krijimi i platformave për menaxhim elektronik të planprogrameve
3. Ndërtimi i shkollës së re në Zllakuqan
4. Ndërtimi i aneksit në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në Klinë
5. Subvencionimi i fermerëve prodhues të qumështit, nga 2 deri në 4 centë për litër
6. Drejtori/ja i/e Drejtorisë së Bujqësisë do të vijë nga fusha e bujqësisë
7. Krijimi i zonës ekonomike
8. Nxitja e investimeve të jashtme për minierën e Boksitit
9. Ndërtimi i shtigjeve të ecjes për zonën rekreative në mes të dy tuneleve në fshatin Pogragjë
10. Rregullimi i shtigjeve të ecjes te “Ujëvarat e Mirushës”
11. Në parkun e qytetit ‘Ilir Merturi’ do të ndërtohet amfiteatri i hapur i qytetit
12. Ndërtimi i emergjencës së qytetit, pranë objektit të QKMF-së
13. Ndërtimi i një QMF-je në lagjen Dukagjini
14. Fillimi i ndërtimit të impiantit qendror për trajtimin e ujërave të zeza për qytetin e Klinës
15. Rregullimi i parkut tjetër të qytetit në Tikvesh. Relievi i kësaj hapësire do të mundësojë ndërtimin e platformave nga të cilat do të mund të vrojtohet Klina dhe tërë rajoni i Dukagjinit
16. Krijimi i mekanizmit për informim të rasteve ku rrezikohet siguria (sistemi i alarmimit)
17. Kompletimi i stadiumit të qytetit ’18 Qershori’ me tribuna
18. Ndërtimi i një fushe tjetër të madhe të futbollit e cila do të jetë në dispozicion edhe të shkollave
19. Konkurs ndërkombëtar për rregullimin e shtratit të lumit ‘Drini i Bardhë’ me mundësi të zhvillimit të sporteve ujore