E enjte, 19 Shtator, 2024

Zëvendësi i Albulena Haxhiut për dialogun ndëretnik shkon në Drenas ku ka shumë pak minoritete

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, sot ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Qasja ndaj dialogut ndëretnik në nivelin lokal”, organizuar nga Forumi për Inicativa Qytetare (FIQ).

Në këtë tryezë ku u diskutua për promovimin e dialogut ndëretnik, fuqizimin e grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë, e pranishme ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Ariana Musliu-Shoshi dhe Dajana Berisha nga Organizata FIQ, pastaj përfaqësues nga shoqëria civile dhe shumë nxënës nga Komuna e Drenasit.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli tha se kohezioni social dhe drejtësia tranzicionale janë dy aspekte kyçe për stabilizimin dhe zhvillimin e një shoqërie pas periudhave të armiqësive, konfliktit apo luftërave, siç është rasti i Kosovës.

Zëvendësministri Qorrolli tregoi tutje se, Ministria e Drejtësisë ka hartuar Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale 2024-2034, e cila është miratuar në Qeveri dhe e cila synon ta promovojë integrimin dhe kohezionin social në mesin e të rinjve nga të gjitha komunitetet në Kosovë, veçanërisht të komuniteteve shqiptare dhe serbe, të cilat janë prekur drejtpërdrejt nga lufta.

Para të pranishmëve, zëvendësministri Qorrolli foli edhe për fuqizimin e grave në shoqëri dhe vendimmarrje, pasi që sipas tij, kjo ndihmon në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Po ashtu z. Qorrolli u ndal në diskutim edhe tek pakicat etnike që sipas tij shpesh përballe me sfida unike, e të cilët duhet tu mundësohet integrimi në shoqëri.

“Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve është thelbësor për të arritur qëndrueshmërinë shoqërore dhe për të promovuar një atmosferë të harmonishme dhe gjithëpërfshirëse. Në raport me ketë institucionet tona janë të përfshira në fuqizimin e grave, grupeve etnike dhe të të rinjve në drejtim të pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes, edukimit dhe trajnimit, në barazi dhe jo diskriminim si dhe ne mbështetje ekonomike”, tha Qorrolli.

Gjatë kësaj tryeze pati pyetjet dhe diskutime të të rinjve të Komunës së Drenasit mbi Drejtësinë Tranzicionale, bashkëpunimin mes të rinjve shqiptarë dhe atyre të komuniteteve, objektivat e Ministrisë së Drejtësisë për të rinjtë mbi të kaluarën dhe të tashmen, për çka zëvendësministri Qorrolli pati bashkëbisedim të hapur me nxënësit nga Drenasi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer