Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) përmes konkursit të rregullt ka zgjedhur drejtorët e rinj për nëntë klinika.
Drejtorët e zgjedhur janë: Ardian Shabani- drejtor në Klinikën e Syve, Mimoza Ukimeraj-Klinika e Nefrologjisë, Hajriz Rudari -drejtor në Kirurgjinë Vaskulare. Arsim Gashi- drejtor i Psikiatrisë Forenzike, Luan Morina- drejtor i Neonatologjisë, Faik Shatri- drejtor i Kardiokirurgjisë, Sejdi Statovci- drejtor i Kirurgjisë së fëmijëve, Bujar Frangu- drejtor i Urologjisë, dhe Dr Aferdita Alaj-Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.