Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është zhdukur në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës, shkruan rajoni.org.
E njëjta ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur” dhe shkon nën hetime.
“Fsh. Kçiq i Madh, Mitrovicë Jugu 15.09.2025 – 10:00. Më 16.09.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.