Një rast zhdukjeje është raportuar pardje rreth orës 12:58 në stacionin policor të Skenderajt, ku një qytetare ka informuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe vendndodhja e saj është ende e panjohur, shkruan rajoni.org.
Policia ka nisur hetimet për rastin dhe është duke punuar për gjetjen e vajzës.
“Skenderaj 22.01.2025 – 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.