Edon Zhegrova dhe Granit Xhaka janë dy futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit në Evropë.
Ylli i Lillet shkëlqeu edhe në fundjavën që shkoi duke shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj Lorientit, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë, Sofascore e ka përfshirë 24 vjeçarin, i cili e kishte nisur vitin me tre gola dhe dy asistime në Kupën e Francës, në formacionin ideal të xhiros së 18-të në Ligue 1.
Zhegrova u vlerësua me notën 8.4 dhe e sheh veten në një ekip me yje si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Marquinhos etj.
Ndërkohë, Xhaka e gjen veten në ekipin më të mirë të xhiros së 17-të në Bundesligë pas paraqitjet fantastike për Leverkusenin, i cili nuk ka të ndalur në kampionatin gjerman.
Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit u vlerësua me notën 8.2 në fitoren kundër Augsburgut, ndërsa në formacionin ideal e sheh veten përkrah yjeve si Musiala, De Ligt etj.