Kryetari i IDEAL’it, Nuredin Lushtaku, nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” ka reaguar pas zhvillimeve të fundit qe kanë ndodhur në ndërmarrjen publike lokale “EKO Natyra”, shkruan portali rajoni.org.
Postimi i plotë:
Vazhdojnë hakmarrjet e pushtetit Komunal në Skënderaj si në vitet e pushtuesit Serb.
Pushteti komunal në Skënderaj siç duket nuk është duke mundur të ngopet me hakmarrje politike për secilin që nuk mendon si ata dhe nuk kanë të ndalur në shkatërrimin e gjithçkaje e cila është publike.
Edhe sot si dje me veprimet e njëjta duke mos respektuar asnjë normë morale dhe as ligjore e shkarkuan Dardan Isufin sikurse më herët Arben Veliun nga Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Natyra”. Dardanit i kishin kërkuar disa herë me radhë për disa muaj më rresht që të jap dorëheqje madje i kishin ofruar edhe të holla në këmbim të lirimit të vendit të punës por ky asnjëherë nuk u tundua nga këto oferta dhe nuk pranoj të jap dorëheqje.
Edhe ky shkarkim dhe kjo përndjekje politike shpërfaq përndjekjet politike sikur në vitet e 90-ta nga regjimi Millosheviqian, atë kohë secili që ishte shqiptarë dënohej dhe debohej nga vendi i tij i punës, ndërsa sot, secili që nuk është në një vijë të mendimit më Sami Lushtakun dhe Fadil Nura nuk është i dëshiruar dhe largohet nga puna pavarësisht përgatitjeve profesionale që i posedon.
Njësoj vepruan edhe me shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Eko Natyra z. Arben Veliu, i cili u largua në mënyrë arbitrare vetëm pse ishte përzgjedhur në krye të kësaj ndërmarrje në qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Bekim Jashari edhe pse dihet që NPL Eko Natyra u themelua dhe u funksionalizua në qeverisjen Jashari. Ndërsa për këtë veprim ishte denuar Bordi i NPL Eko Natyra nga ana e IP për shkelje dhe shkarkim të jashtëligjshëm dhe njëkohësisht ju kërkua me këtë vendim kthimi i z. Veliu në vendin e punës mirëpo udhëheqja komunale nuk e pranoj këtë dhe rasti ndodhët në gjykatë sigurisht verdikti përfundimtar do të jetë në favor të z. Veliu dhe në dëm të NPL Eko Natyra dhe Komunës së Skënderajt por për dëmtimin e këtyre dy të fundit nuk merziten aspak një udhëheqje e tillë me mendësi grabitësi.
Ndërsa dorëheqja e znj. Gentiana Zeqiri erdhi pas presionit të udhëheqjes komunale që të ndërmerrte vendimin e gabuar për ta shkarkuar jashtëligjshëm z. Dardan Isufin poashtu si z. Arben Veliun, mirëpo në vend që ta pranonte presionin për ta shkelur ligjin znj. Gentiana Zeqiri zgjodhi që të dorëhiqet nga anëtarja e këtij Bordi tashmë bordë hakmarrës dhe skajshmërisht partiak.
N.L