E mërkurë, 15 Janar, 2025

Zhvillimet në veri, reagon gjenerali Nuredin Lushtaku: Kufijtë të mbrohen në çfarëdo mënyre dhe në çfarëdo forme!

Njëri nga gjeneralët me të shquar të UÇK’së dhe njëri nga bashkëluftetarët me të afërt të Adem Jashaeit, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka reaguar pas zhvilliemeve të fundit qe kanë ndodhur në veri, shkruan portali rajoni.org.

Ai në rrjetin social “facebook”, ka dënuar kindapimin e policëve të Kosovë të cilin e ka quajtur akt terrosist.

Tutje ai ka kritikuar disa zëra qe edhe në këto momente kritike për shtetin tonë të njejtit qe sipas Lushtakut me shume po e kritikojne qeverinë se sa shtint gjenocidal serbin.

Tutje, gjenerali qe nuk ju nda për asnjë moment Adem Jasharit ka thënë se shteti i Kosovës i ka kufijt e tij dhe çoftë nevoja këta kufij duhet të mbrohen në çfarëdo mënyre dhe në çfarëdo forme.

Postimi i plotë:

Bashkë për ruajtjen e ligjshmerisë dhe sovranitetit shtetëror

Të nderuar qytetarë të Republikës se Kosovës, me shqetësim kemi marr lajmin për kidnapimin e pjestarëve të policëve së Kosovës nga policia serbe dhe njëkohësisht e denojmë fuqishëm këtë veprim terrorist dhe kriminal të shtetit serb.

Faktori i brendshëm politik edhe një herë po e riperseritë papjekurinë politike lidhur me çështjen nacionale njëjt sikur në të kaluarën.

Më tepër kritikohet Qeveria e Kosovës se sa Serbia si shtet gjenocidial dhe i papërmirësueshëm.

Duhet të mësohemi të jemi bashkë në çështjet nacionale përballë armiqve tonë, jo të shkapërderdhur dhe për pak pushtet t’i minojmë themelet e shtetit tonë.

Tani nuk është koha të diskutohet për qeverinë dhe rrëzimin e qeverisë sepse në kohë të tilla nuk ka qeveri dhe opozitë mirëpo të gjithë duhet të jenë në një vend dhe të një mendimi rreth çështjeve me vitalitet nacional.

Shteti i Kosovës i ka kufijt e tij dhe çoftë nevoja këta kufij duhet të mbrohen në çfarëdo mënyre dhe në çfarëdo forme.

Nuk e di deri kur do të vazhdoj durimi dhe tolerimi i faktorit ndërkombëtar karshi veprimeve vandale të Serbisë, e cila nuk ndalet me veprime kriminale ndaj Kosovës, sulmit ndaj pjestarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës.

I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që ta dënoj këtë sulm terrorist të serbisë dhe t’ia tregoi vendin e merituar asaj, jo ti vendos sanksione Kosovës.

N.L

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer