Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë imazhet provokuese.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Boom Boom” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft atraktive.

E veshur me një kostum ‘body’ me ngjyrë të kaltër dhe material lëkure, Blerona vuri mjaft mirë në dukje linjat trupore.
44-vjeçarja vazhdon të jetë në top formë – e krejt kjo duket të jetë falë jetesës së shëndetshme dhe përkushtimit në aktivitetin fizik.

“Ajo ishte një libër i hapur. Ai ishte analfabet”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Reklama
Bleona përndryshe jeton prej dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon herë pas here të jetë aktive në muzikë.

