Të martën pasdite, zjarri ka mbuluar një autoservis në Vushtrri. Si pasojë, disa vetura janë djegur, njofton policia.
Rrethanat e ndezjes së zjarrit janë akoma të panjohura.
“Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga organet përkatëse.