E diel, 22 Dhjetor, 2024

Zjarrfikësit e Skenderajt do të bëhen me objekt të ri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Avdullahu, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të ri, për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj, transmeton rajoni.org.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori për Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe zyrtarë tjerë të AME-së.

Me realizimin e këtij projekti, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit do të ketë kushte shumë më të mira në punën e tyre profesionale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer