Një rast i zjarrvënies është raportuar më 20 qershor 2025 në fshatin Syriganë të Skenderajt. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë së bashku me të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda tyre, shkruan rajoni.org.
Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe mbishkrime provokuese “SRB” dhe “4 S” si në rrugë, ashtu edhe në kontejnerë, duke ngritur dyshime për motive etnike apo provokime të qëllimshme.
Ankuesi ka deklaruar se dëmi i shkaktuar nga kjo zjarrvënie arrin shumën e rreth 36.500 eurove. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave./Rajoni.org/