Sunday, June 29, 2025

ZKA: Komuna e Malishevës dha në shfrytëzim pronën komunale në kundërshtim me tarifat e rregullorës komunale

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se në një rast komuna e Malishevës e ka dhënë në shfyrtëzim pronën komunale jo në pajtim me tarifat e Rregullores komunale, shkruan rajoni.org.

Bëhet fjale për dhënien në shfrytezim të perkohshem (afatshkurter) të pronës komunale, Pishinë në Banjë të Malishevës në sipërfaqe prej 5147m2, ku Komuna, kishte aplikuar tarifë vjetore prej 3€ për metër katror, jo përputhje me tarifën prej 4€, të percaktuar me rregulloren e komunës për taksa, ngarkesa dhe gjoba, duke e demtuar buxhetin për shkak të inkasimit më të ulët te te hyrave për 5,147€.

Këtë gjetje ZKA e bazon në rregullorën e komunës nr. 02/31 për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2024, neni 15 paragrafi 2, percakton që, shfrytezimi i përkohshëm i pronës komunale me ndërtime të forta për banim apo afarizem, tarifa për m2 është 4€.

Kreut të Komunës iu është rekomanduar nga ZKA të rrisë kontrollin e brendshëm në aplikimin e tarifave me rastin e dhënies ne shfrytezim afatshkurter te prones komunale.

“Kryetari duhet te sigurojë forcimin e kontrolleve të brendshme në aplikimin e tarifave me rastin e dhënies ne shfrytezim afatshkurter te prones komunale, duke respektuar normat e përcaktuara me rregulloren komunale, në mënyrë që te mos demtohet buxheti dhe objektivat e komunës”, thuhet në raport.

Komuna e Malishevës është pajtuar me këtë gjetje të auditorit.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) i ka dhënë Opinion të kualifikuar Komunës së Malishevës në Raportin e auditimit për Pasqyrat financiare për vitin 2024.

Raporti ka rezultuar me 24 Rekomandime: nga to 14 Rekomandime të reja, 10 të përsëritura.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer