Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se në dy raste Komuna e Malishevës kishte filluar procedurat e prokurimit dhe kishte lidhur kontrata pa hartuar projekt ekzekutiv, shkruan rajoni.org.
Këto dy projekte janë në vlerë totale 419,630€.
ZKA thotë së Komuna e Malishevës në të dy projektet kishte zhvilluar procedurat e prokurimit dhe kishte lidhur kontrata per projektet përkatëse, pa u hartuar paraprakisht projektet ekzekutive, por vetëm bazuar në specifikacionet teknike.
“Inicimi i procedures së prokurimit ne mungesë te projektit ekzekutiv, mund te ndikoj ne realizim të dobët të kontratave për pune si dhe mund të shkaktojë shpenzim të paparashikuar apo vlerë të dobët për paranë e shpenzuar”, thuhet në raportin e ZKA’së.
Për rrjedhojë, ZKA i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të siguroje kontrolle efektive tek njesit kerkuese dhe zyrën e prokurimit, ashtu qe me rastin e inicimit te procedurave të prokurimit për kontraktimin e punëve/ndërtimit, paraprakisht të bëhet hartimi i projekteve ne perputhje me nevojat dhe kerkesat e parashikuara.
Komuna e Malishevës është pajtuar me këtë gjetje të auditorit.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) i ka dhënë Opinion të kualifikuar Komunës së Malishevës në Raportin e auditimit për Pasqyrat financiare për vitin 2024.
Raporti ka rezultuar me 24 Rekomandime: nga to 14 Rekomandime të reja, 10 të përsëritura.