Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën rajonale Mitrovicë- Skenderaj, në segmentin rrugor në fshatin Klinë e Mesme, kanë identifikuar dy kundërvajtës, të cilët në zonën e kufizimit 40 km/h, po zhvillonin shpejtësi prej 152 km/h.
Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri maksimale në trafik.