E shtunë, 26 Tetor, 2024

‘Zoti e mallkoftë dorasin’: Vëllai polic i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua dje njoftoi për vdekjen e Liridonës

Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

Insajderi nga burime të sigurta mëson se i arrestuari është Kushtrim Kokalla. I njëjti është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kokalla gjithashtu ka lidhje familjare me Naim Murselin, ai është nipi i tij.

Poashtu, ai është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokallës i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.

Ky i fundit një ditë më parë kishte shprehur ngushëllime familjes Murseli për rastin përmes një postimi në facebook.

Madje, i njëjti Liridonen e thërriste me një emër të dytë “Lili”, teksa tha se do ta kujtojnë me mallë.

“Zoti e mallkoftë dorasin! Do të kujtojmë gjithmon me mallë Lili”, kishte shkruar ai.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer