E hënë, 28 Tetor, 2024

Zyra e Lladrovcite konfirmon raportimin e rajonit se ‘dyshimi për kurdisje të tenderit, është shkaku kryesor së nxënësit në Drenas po mërdhihen pa ngrohj’

Rajoni dje gjatë ditës ka raportuar për shkollën “Zenel Hajdini” në Terstenik, ku edhe pas renovimit që ka kushtuar rreth gjysmë milion euro, ngrohejt vazhdojnë të jenë jashtëfunksionit.

LEXO EDHE: Dyshimet për kurdisje të tenderit – bëhet shkaku kryesor së nxënësit në Drenas po mërdhihen pa ngrohje

E hiç me mirë së në Terstenik nuk ishte as në shkollen “Migjeni” në Baicë.

Rajoni kishtë raportuar poashtu së arsyeja kryesore është dyshimi për kurdisje të tenderit.

Siç kishte mësuar rajoni me datën 26 tetor kishte skaduar afati për dorëzimin e ofertave në një tender të hapur nga Komuna e Drenasit për furnizimin me lëndë djegese – pelet dhe dru për nevojat e institucioneve komunale. Në të njëjtën ditë ishtë pezulluar edhe procesi tenderues.

Komuna e Drenasit e kishte pezulluar hapjen e ofertave të tenderit për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Së tenderi  1 milionësh ka shkuar në OSHP, e ka konfirmuar vetë komuna e Drenasit përmës një postimi zyrtar në “facebook”, por të njejtin nuk kanë treguar së për çfarë dyshimesh është dërguar në këtë organ të njohur ndryshe si gjykata e tendereve.

“Autoriteti Kontraktues ka bërë ndryshimet dhe ka zgjatur afatin sipas vendimit të OSHP-së, ku një ditë para hapjes kemi pranuar sërish ankesë dhe lënda ka shkuar prapë në OSHP”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Komunikata e plotë:

Informim lidhur me projektin “Furnizim me lëndë djegëse – Pelet dhe Dru për nevojat e Institucioneve Komunale”

Inicimi i procedurës për projektin “Furnizim me lëndë djegëse – Pelet dhe Dru për nevojat e Institucioneve Komunale”, është bërë më 10.8.2023, dhe është paraparë hapja e tenderit më 20 shtator 2023, një muaj para fillimit të sezonit të ngrohjes.

Gjatë zhvillimit të procedurës, kemi pranuar një ankesë dhe lënda ka shkuar në OSHP, pas vlerësimit nga ana e ekspertit të OSHP-së, Autoriteti Kontraktues e ka aprovuar pjesërisht dhe palët janë dakorduar për vazhdim të procedurës.

Autoriteti Kontraktues ka bërë ndryshimet dhe ka zgjatur afatin sipas vendimit të OSHP-së, ku një ditë para hapjes kemi pranuar sërish ankesë dhe lënda ka shkuar prapë në OSHP.

Komuna si Autoritet Kontraktues, ka kërkuar vazhdimisht nga OSHP-ja trajtimin me prioritet të kësaj lënde, duke marrë parasysh që sezoni i ngrohjes ka filluar mirëpo ende nuk kemi vendim nga OSHP-ja për këtë lëndë.

Shumica e shkollave në komunën e Drenasit kanë dru nga viti i kaluar, mirëpo disa nga shkollat që kanë qenë të përfshira në projektin për efiçencë të energjisë, kanë kaluar në sistemin e ngrohjes me pelet.

Furnizimi me pelet, tashmë i ka kaluar të gjitha instancat ligjore dhe presim të përfundojnë procedurat e furnizimit për shkollat që kanë ngrohje me pelet.

Me nderime,
Zyra për Komunikim me Publikun

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer