Qendërmbrojtësi holandez, Nathan Ake, ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Manchester City.
28-vjeçari ka qenë fantastik sezonin e kaluar, ku dha kontributin e tij në fitoren e Premier League, Champions League dhe Kupës së Anglisë.
Kështu, “Qytetarët” kanë dashur ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës, për t’i bërë gjithashtu të ditur holandezit se ka një rol kryesor në klub.
Ai ka firmosur deri në qershor të vitit 2027 me skuadrën kampione të Anglisë dhe Europës./h.ll/abcnews.al