Arben Limani është kandidat i LDK’së për kryetar të Komunës së Klinës, shkruan rajoni.org.
Lajmin e ka dhënë vet, Limani, përmes rrjetit social facebook.
“Me propozim të Kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci, dhe të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kam pranuar kandidaturën për Kryetar të Komunës së Klinës”, ka shkruar ai.
Postimi:
Me propozim të Kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci, dhe të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kam pranuar kandidaturën për Kryetar të Komunës së Klinës.
Edhe pse propozimi ka ardhur në një fazë të vonë, kemi filluar menjëherë përgatitjet intensive për zgjedhjet e 12 tetorit. Klinës i duhet një ndryshim i domosdoshëm – një drejtim i ri që sjell zhvillim, transparencë dhe shpresë për të ardhmen.
Prej vitesh jam i angazhuar në jetën publike dhe e njoh nga afër realitetin e qytetit tonë, sfidat dhe mundësitë që ai ofron. Këto njohuri do të jenë themel për një qeverisje të përkushtuar dhe të ndershme, gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve.
Jam i vendosur që, së bashku me ju dhe ekipin e LDK-së, të punojmë për një Klinë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të hapur për të gjithë.