Pas pensionimit nga futbolli, Besart Berisha tanimë e ka nisur zejen e trajnerit.
Lajmin e bëri të ditur gjiganti i futbollit vendor, Prishtina, e cila njoftoi se Berisha e nis punën e trajnerit te kjo skuadër.
“Pas përfundimit të karrierës personale, Besart Berisha ka vendosur që të filloj zejen si trajner i ri te klubi ynë, për çka Prishtina uron që në të ardhmen të kemi sukses së bashku”, shkruante në njoftimin e Prishtinës.