Egzona Tërdevci është caktuar kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosjes thuhet se vendimi është marrë në takimin e sotëm në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba.
Postimi i plotë:
Drenasi kërkon dhe meriton ndryshimin edhe në nivel lokal.
Me Egzona Tërdevcin kandidate për kryetare, fuqishëm drejt zgjedhjeve lokale edhe në Drenas!
Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, konfirmuam mbështetjen për nominimin e Egzona Tërdevcit si kandidate për kryetare të komunës së Drenasit.
Zëri i fuqishëm opozitar i Egzona Tërdevcit do të jetë zëri i alternativës së qeverisjes në të mirën e qytetarëve të Drenasit pas zgjedhjeve lokale.
Fryma e investimeve të qeverisjes qëndrore që janë bërë për Drenasin do të fuqizohet edhe më tej e do të zgjerohet edhe me nivelin lokal me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s.
Nga sot e përditë le të angazhohemi gjithandej lagjeve e fshatrave të Drenasit pa ndalur për fitoren e Lëvizjes që i duhet Drenasit e u duhet qytetarëve të saj.
Urime të gjithë aktivistëve e të gjithë qytetarëve të Drenasit! Na priftë e mbara!